Real Madrid është siguruar se sulmuesi i PSG-së, Kylian Mbappe është i gatshëm të largohet verën e ardhshme.

Francezi është i kërkuar nga presidenti i Real Madrid, Florentino Perez që nga koha kur ishte në Monaco.

Sipas disa raportimeve nëna e Mbappes e ka pranuar se djali i saj do largohet në verën e ardhshme, transmeton KosovaPress.

“Qetësohuni, Kylian nuk do të nënshkruajë kontratën e re me PSG”, deklaroi ajo.

Sipas mediave spanjolle “Los Blancos” janë të gatshëm të paguajnë 300 milionë euro për të transferuar fituesin e Kupës së Botës në “Santiago Bernabeu”.

Reali për momentin është në vendin e dytë në tabelë me 25 pikë, aq sa ka edhe rivali i përjetshëm Barcelona që njëkohësisht është lider i grupit.

Top Channel