Harmonia fetare në Shqipëri është e vlerësuar në të gjithë botën dhe kjo foto e shpjegon më shumë se mijëra fjalë.

Elita e komuniteteve në Shqipëri gjatë konferencës ndërkombëtare “Feja si instrument i Paqes” në Tiranë shihet bashkë, në një foto të vetme.

Aty janë Kryerabini Yoel Kaplan, Kryegjyshi Botëror i Bektashinjve, Haxhi Dede Edmond Brahimaj, Kreu i Komunitetit Ortodoks, Hirësia e tij, Kryepeshkopi i Shqipërisë, Anastasios Janullatos, Kardinali Dom Ernest Troshani, Kreu i Komunitetit Katolik, Imzot George Frendo, Kreu i Myslimanëve të Shqipërisë, Bujar Spahiu, dhe Kreu i Vëllazërisë Ungjillore Shqiptare, pastori Ylli Doçi

Top Channel