Teksa zonën e Astirit është rrethuar mëngjesin e sotëm nga forca të shumta policore, punonjësit e IKMT-së kanë vazhduar procesin e shembejve duke prishur 2 godina dykatëshe.

Pamje nga aksioni në fjalë janë shpërndarë nga vetë Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit, përmes një postimi në Facebook.

Në ndryshim nga tre ditë më parë, ku pati përplasje fizike mes banorëve dhe punonjësve të Policisë të IKMT-së, mëngjesi i sotëm po rezulton pa një rezistencë të banorëve.

Top Channel