Doktori i UÇK-së, Fitim Selimi.

Doktori i UÇK-së, Fitim Selimi, ka njoftuar se është ftuar nga Gjykata Speciale në cilësinë e të dyshuarit.

“Sot mora ftesë nga zyra e Prokurorit Special, për tu paraqitur në këtë organ në cilësinë e të dyshuarit për veprimtarinë time në kuadër të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, ka njoftuar Selimi përmes një statusi në Facebook.

Njoftimi i plotë i Sleimit:

Të dashur miq, bashkëluftëtarë dhe qytetarë të vendit tim!

Sot mora ftesë nga zyra e Prokurorit Special, për tu paraqitur në këtë organ në cilësinë e të dyshuarit për veprimtarinë time në kuadër të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ndonëse përherë e gjallë, sot më fuqishëm më është rikthyer ndjenja e krenarisë për këtë periudhë më të ndritshme të jetës time. Fare mos të dyshojë askush dhe i siguroj Unë të gjithë ata që duan të dijnë, që në rrethanat e mospërmbushjes dhe mosrealizimit të popullit e vendit tim me të drejta e liri, me kushtrimin për luftën për çlirim, angazhimi dhe veprimi im me shokët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ishte kulmi i realizimit të identitetit tim përsonal, familjar e kombëtar dhe veprimi im më i ndergjegjshëm të cilit nuk do t’ i ndryshoja asnjehërë asnjë moment dhe asnje detal.

Me besim e bindje të plotë në triumfin e së vërtetës së lavdishme për luftën tonë të drejtë

Top Channel