Problemet e shtyllës kurrizore janë nga më të shumtat. Sëmundja e Skoliozës është një prej tyre, simptomat e të cilës shfaqen që në fëmijëri.

Fëmijë e të rritur sot kanë probleme me shtyllën kurrizore, pohon profesor Kujtim Haxholli, me një përvojë 40 vjeçare në terapinë fizike.

“Në moshën 10-12 vjeç fillon e deformohet kolona vertebrale dhe është e trashëguar. Prindi në këtë moshë duhet t’i bëjë vizitë fëmijës. Në shumë raste është e trashëguar në shumë raste të tjera fitohet. Sot është më problematikë se kurrë, se fëmijët nuk po merren me aktivitet fizik”, shprehet As.Prof.Dr.Kujtim Haxholli.

Edhe vetë prindi mund t’i bëjë kontroll fëmijës shumë i lehtë për t’u kryer.

“Përkul fëmijën përpara me duar që prekin tokën. Në shumë raste dallohet pasi një anë e brinjëve është më e zhvilluar se tjetra. Krijohet një shinë e drejtë kur është normale shtylla, kur ka devijime, dallohet pasi shina ka spostim” shton Haxholli.

Ka shumë arsye që e rëndojnë skoliozën. Një prej tyre është pozicioni i të qëndruarit vazhdimisht shtrembër.

“I thonë fëmijës rri drejtë, por ai nuk rri dot, së ka skoliozë. Një çantë e mbajtur vazhdimisht në një anë, leximi shtrirë vazhdimisht në një anë, dhe puna me kompjuter në pozicion shtrembër, janë shkaktarët”, ka thënë Haxholli.

Pasi ekzaminohet tek ortopedi pacienti ju drejtohet ushtrimeve fizike. Por a shërohet skolioza?

“Duhen ushtrime fizike mund ta korrigjojnë skoliozën. Nuk ka ilaçe për skoliozën, vetëm ushtrime fizike. Ilaçet jepen në moshë të madhe, për qetësim. Joga thotë se shëndeti i njeriut varet nga mirëqenia e kolonës vertebrale”, shprehet Kujtim Haxholli.

Top Channel