Skolioza, më shumë të prekur/ Mjekët: Në moshën 10-vjeçare kontrolloni fëmijët
09/11/2019 19:42

Problemet e shtyllës kurrizore janë nga më të shumtat. Sëmundja e Skoliozës është një prej tyre, simptomat e të cilës shfaqen që në fëmijëri. Fëmijë e të rritur sot kanë probleme me shtyllën kurrizore, pohon profesor Kujtim Haxholli, me një përvojë 40 vjeçare në terapinë fizike. “Në moshën 10-12 vjeç fillon e deformohet kolona vertebrale dhe është e trashëguar. Prindi në këtë moshë duhet t’i bëjë vizitë fëmijës. Në shumë raste është e trashëguar në shumë raste të tjera fitohet. Sot është më problematikë se kurrë, se fëmijët nuk po merren me aktivitet fizik”, shprehet As.Prof.Dr.Kujtim Haxholli. Edhe vetë prindi mund t’i bëjë kontroll fëmijës shumë i lehtë për t’u kryer. “Përkul fëmijën përpara me duar që prekin tokën. Në shumë raste dallohet pasi një anë e brinjëve është më e zhvilluar se tjetra. Krijohet një shinë e drejtë kur është normale shtylla, kur ka devijime, dallohet pasi shina ka spostim” shton Haxholli. Ka shumë arsye që e rëndojnë skoliozën. Një prej tyre është pozicioni i të qëndruarit vazhdimisht shtrembër. “I thonë fëmijës rri drejtë, por ai nuk rri dot, së ka skoliozë. Një çantë e mbajtur vazhdimisht në një anë, leximi shtrirë vazhdimisht në një anë, dhe puna me kompjuter në pozicion shtrembër, janë shkaktarët”, ka thënë Haxholli. Pasi ekzaminohet tek ortopedi pacienti ju drejtohet ushtrimeve fizike. Por a shërohet skolioza? “Duhen ushtrime fizike mund ta korrigjojnë skoliozën. Nuk ka ilaçe për skoliozën, vetëm ushtrime fizike. Ilaçet jepen në moshë të madhe, për qetësim. Joga thotë se shëndeti i njeriut varet nga mirëqenia e kolonës vertebrale”, shprehet Kujtim Haxholli.

Top Channel/ Prokuroria e Ekuadorit akuzon shkodranin Dritan Gjika për pastrimin e 31 milionë USD
18/04 22:25
Top Channe/ Deklaratat e Metës, i ngarkuari me punë i SHBA në Tiranë: Dënojmë sulmet ndaj SPAK!
18/04 21:07
Top News/ ‘E ardhmja jo me politikanët e korruptuar’/ Wisner: Sulmet ndaj Dumanit shqetësuese
18/04 20:47
Top Channel/ Ndryshime në provimet e maturës/ Specialistët e arsimit propozojnë mënyra të tera
18/04 19:52
Top Channel/ Sondazhi, shqiptarët 79.4% pro SPAK, votuan rreth 6 400 vetë në top-channel.tv
18/04 19:41
Top News/ Nga Reforma Zgjedhore tek SPAK/ Basha takon kreun e OSBE – Të votojë diaspora
18/04 19:31
Top Channel/ Kryemadhi “rikthehet” te Meta:Jam dakord me akuzat për SPAK, por jo me gjuhën që përdor
18/04 19:10
Top News/ Tentuan të korruptonin policët/ Në pranga 4 persona, shkon në 44 numri i të arrestuarve
18/04 17:27
Top Channel/ “Për çfarë m’i jep?” Tentuan të korruptojnë policët, në pranga 4 shoferë në kryeqytet
18/04 16:41
Top Channel/ “Institucion pensionistësh”,projektligji për prefektin e qarkut përplas Ballën me Çupin
18/04 15:59
Top Channel/ Mosfutja në rendin e ditës të mocionit me debat për “Xibrakën”,Çuçi: Çështje e ezauruar
18/04 15:58
Top Channel/ “Erion Veliaj duhet të ishte shkarkuar”, Noka: Korrupsion i paparë unik…
18/04 15:58
Top Channel/ “Vallëzim me hënën”! Botimi i fundit i trilogjisë së Namik Dokles, kushtuar Gorës
18/04 15:55
Top Channel/ Serbia ndalon policët e Kosovës! Kurti mbledh urgjent qeverinë
18/04 15:52
Top Channel/ Mbyllen aplikimet për bujqësinë! Shtohen kërkesat për mbështetje në Korçë e Fier
18/04 15:52
Top Channel/ Siguria online dhe në shkolla, Balla: 1100 shpërndarës droge të arrestuar
18/04 15:50
Top Channel/ Zona e lirë ekonomike! Në Tiranë po ndërtohet “TEDA”, 7 mijë vende të reja pune
18/04 15:31
Top Channel/ Emigranti gjendet i pajetë! Korçë, 25-vjeçari vinte nga vendet e Lindjes
18/04 15:28
Top Channel/ Franca i shpall “luftë” adoleshentëve të dhunshëm: Në shkollë deri në 6 pasdite
18/04 15:25
Top Channel/ Ndalohet gjyshi i 3-vjeçarit! Ndalohet edhe vëllai i gjyshes
18/04 15:24