Luiza Xhuvani dhe Ndricim Xhepa pushtuan skenën me “Mbrëmë i pëshpërita një ylli”. Sjellja e Rumit ne këtë formë ishte një ide e aktorit të ri Kristian Koroveshi, i cili ishte sëbashku me ta në këtë natë të teatrit dhe poemës dramatike.

E gjithë kjo shfaqe u bë të enjten në Katedralen Ortodoke “Ngjallja e Krishtit”. Lirika e dashurisë së Rumit, mishëroi njeriun si qenie humane dhe si një vepër e natyrës.

Tre aktorët e skenës shqiptare sollën emocione në një darkë për dashurinë, dialog poetik për jetën dhe një rrëfim të shpirtit.

Jetona Kocibelli

Top Channel