Një aksident i rëndë ka ndodhur në fshatin Bresje të Fushë Kosovës. Mediat vendase raportojnë se tetë automjete janë përplasur.

Mësohet se shtatë persona janë plagosur, por nuk dihet ende gjendja e tyre shëndetësore.

“Aksidenti ka ndodhur në dalje të Fushë Kosovës drejtimi për Sllatinë në ora 17:25. Në aksident janë përfshirë tetë vetura, si pasojë e aksidentit janë lënduar shtatë persona kanë pësuar lëndime”, ka deklaruar Bajram Krasniqi, zëdhënës i Policisë.

Policia dhe ambulanca ndodhen në vendin e ngjarjes.

Top Channel