Chelsea, forca e dytë/ Pas fitores në derbin londinez në Kristal Pallas

09/11/2019 19:39

Celsi është forcë e dytë në kampionatin anglez të futbollit pas fitores në derbin londinez kundër Kristal Pallas.

Skuadra e trajnerit Frenk Lampard e cila në javët e para dukej e destinuar të përjetonte një sezon zhgënjyes, po ngjit hierarkinë nga ndeshja në ndeshje, duke impresionuar edhe spektikët.

Se çfarë ndeshje do të ishte në Stemford brixh u kuptua në vetëm 10 minuta lojë, por pas një dominimi të bluve në pjesën e parë, gjithçka u zhbllokua pas pushimit. Ejbraham i dha epërsinë Celsit pas një asisti me takë nga ana e Uillian ndërsa Kristian Pulishiç arriti të dyfishonte me kokë pas një grushtimi të portierit.

Kristal Pallas goditi vetëm 1 herë në portën e bluve në plot 95 minuta lojë.

Fundjava ekzaltuese e futbollit anglez mbyllet me ndeshjen që do të transmetohet në Supersport, mes kampionëve në fuqi të Liverpul, dhe Mancester Sitit të dielën në orën 18:30.

Top Channel