Autoritetet austriake kanë filluar procedurat për të hetuar nëse këtë vit fituesi i çmimit Nobel për letërsinë Peter Handke ka humbur shtetësinë e Austrisë.

Si arsye për të hetuar është se sipas raportimeve Handke ka pranuar shtetësinë e ish Jugosllavisë në vitin 1999 me ç’rast automatikisht humb statusin e shtetësisë austriake.

Handke pranoi shtetësinë e RFJ-së në 1999 si një arsye për fillimin e procedurës, duke humbur automatikisht statusin austriak.Kryetari i rajonit ku ka jetuar Handke ka urdhëruar urgjentisht drejtorinë për të hetuar faktet.

Carinthia është krahinë në të cilën Handke ka qenë i lajmëruar para se të lëviz, kështu që ajo ka juridiksion për cështjen e shtetësisë.Ligji austriak parashikon shtetësi të dyfishtë vetëm në raste të jashtëzakonshme.

Handke duhej të merrte miratimin e autoriteteve austriake për nënshtetësi të dyfishtë pasi të paraqiste një kërkesë me shkrim në Carinthia përpara se të merrte pasaportën e ish- RFJ-së.Shkrimtari, atë kërkesë siç është evidentuar në dosje këtë nuk e ka bërë kurrë.

Mediat austriake për shkak të situatës së re spekulojnë se me cilën shtetësi kur Handke ka marr çmimin Nobel përfaqëson Serbinë apo Austrinë.

Top Channel