Festë për arenën kombëtare/ Duka: Do mbahet para ndeshjes Shqipëri-Francë

08/11/2019 20:02

Do të luhet apo jo me Francën në kryeqytet, kjo ka qenë pyetja dhe lajmi kontradiktor i ditëve të fundit që ka sjell edhe një lloj konfuzuioni në vrullin  punimeve për përfundimin e punimeve në “Arenën Kombëtare”. Në një intervistë për Top Channel, presidenti i FSHF-s Armand Duka sqaron përfundimisht.

“Lajmet që s’do luhet në kryeqytet janë lajme për klikime që bëjnë disa media pasi lajmi keq shet me shumë”, tha Duka.

Pas ceremonisë protokollare të inagurimit të stadiumit nga presidenti i FSHF Armand Duka, Presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin dhe kryeministri i vendit Edi Rama, federata ka menduar edhe për një ceremoni festive.

Duka:

Në 15 minuta nga nxemja dhe deri kur te dalin lojtarët në fushë do të ketë një festë me ndriçimin me fishekzjarre dhe me këngëtarë.

Megjithatë përpara ndeshjes së Francë, presidenti Duka ka një paralajmërim për trajnerin Reja dhe ekipin kombëtarë në lidhje me ndeshjen me Andorrën që do të zhvillohet pak ditë përpara ndeshjes me Francën në “Elbasan Arena”.

Armand Duka:

Uroj që reja dhe stafi i tij sëbashku me lojtarët mos ta kenë mendjen tek biletat tek stadiumi dhe ndeshja me Francën por tek ndeshja me Andorrën. Nëse nuk marrin një rezultat atje do të na e prishin festën për ndeshjen me Francën

Po cili do të jetë objektivi i ardhshëm i Presidentit të FSHF pas kualifikimit të kombëtares në europian dhe realizimit të projektit më të madh infrastrukturorë futbollistik si ndërtimi i stadiumit “Arena Kombëtare”.

Duka:

Më duket ende si një ëndërr që kemi ndërtuar këtë stadium dhe sot e kësaj dite që futem tek ai. Ëndrra jonë e re do të jetë kualifikimi në një kampionat botëror.

Top Channel