Në 1 vjetorin e protestës së studentëve, Robert Aliaj në Top Talk: U humb një betejë, por jo lufta

08/11/2019 17:29

I ftuar ditën e sotme në emisionin “Top Talk”, Robert Aliaj foli ndër të tjera edhe rreth aktualitetin social dhe politik në Shqipëri.

Gjatë rrëfimit të tij, thuajse pas një viti, Aliaj u pyet sa i takon protestës së gjerë të studentëve, në të cilën ishte një ndër mbështetësit e saj.

A ishte një zhgënjim kjo lloj proteste?

“Kjo është një zhgënjim por unë them që është një humbje e betejës, por jo e luftës. Studentët janë aty, duhet të ndërgjegjësohen, duhet të jenë të qartë. Unë ua kam bërë të qartë studentëve që kur ishin këto kohëra, bile pata edhe një ftesë nga kryeministri që thoshte hajde të diskutojmë për këto pika me një grup studentësh”, deklaroi Aliaj duke shtuar se ai nuk shkoi në takim, për më tepër për një arsyeje të fortë.

“Unë nuk shkova sepse studentët nuk ishin gati për dialog, studentët nuk kishin strategji dhe nuk kishin asnjë lloj plani B.”

Top Channel