Kryeministri Edi Rama ka reaguar me anë të një statusi në Twitter në lidhje me thirrjen që i është bërë Kadri Veselit për të dëshmuar në Gjykatën Speciale të Hagës.

Statusi i Ramës:

Sado e padrejtë ftesa për në Gjykatën Speciale për luftëtarët e UÇK, nuk mbetet tjetër veçse e drejta për të treguar të vërtetën për të drejtën e fituar me luftë nga një popull, që pa Ushtrinë Çlirimtare do të ishte ende i mohuar në të drejtën e tij! Solidarë me Kadri Veselin

Veseli do të pyetet në lidhje me rolin e tij në UÇK në vitet 1998-1999.

 

 

Top Channel