Festa e verërave dhe gështenjave në Pogradec ka gjallëruar qytetin me atmosfere fantastike dhe argëtim. Në qytetin liqenor për të disatin vit radhazi është organizuar kjo festë e cila promovon prodhimin tradicional dhe hapjen e buteve të verës. Për herë të parë i janë shtuar edhe gështenjat duke ndërthurur dy nga prodhimet më të njohura të qytetit ndërsa nuk kanë munguar as çmimet për verën më të mirë.

Kjo festë ka mbajtur në sheshin kryesor të qytetit qindra banorë e vizitorë të cilët kanë zbrazur njëri pas tjetrit butet e verës të nxjerrë nga qilarët dhe bodrumet e pogradecarëve të cilët e lidhin ngushtë simbolikën e saj me traditën e vjetër të qytetit

E nisur 25 vite më parë kjo festë është rritur vit pas viti duke sjellë impakt edhe në jetën turistike të qytetit. Mbrëmjes nuk i kanë munguar as panairi dhe koncerti festiv që ka mbajtur njerëzit në shesh deri në orët e vona.

Top Channel