Defekt elektrik në stadiumin “Loro Borici”, një ditë para ndeshjes Vllaznia-Partizani

18/10/2019 18:55

Një defekt elektrik ka ndodhur në stadiumin “Loro Borici”, në Shkodër, në prag të ndeshjes me Partizanin.

Pasditen e sotme, punonjësit kanë vënë re tym në tribunën qendrore dhe menjëherë kanë njoftuar forcat zjarrëfikëse.

Këta të fundit, nuk kanë konstatuar zjarr, por ishte thjesht një defekt të vogël me kabllot e sistemit elektrik.

Specialistët po kryejnë inspektime në impiantin sportiv për të zbuluar problemin, i cili duket se nuk do të cenojë mbarëvajtjen e ndeshjes së ditës së nesërme, ku Vllaznia do të presë Partizanin.

Klodian Zhivani

FOTO GALERI
1/4

Top Channel