Përplasje për Reformën Zgjedhore/ Gjiknuri: Puna në dy faza, Hajdari: Sistemi bashkë me rekomandimet e ODIHR
10/10/2019 15:17
Opozita parlamentare forcoi sërish pozitat e saj në komisionin e reformës zgjedhore përmes kushtit të saj për ndryshimin e sistetmit.
Dy orët e mbledhjes me dyer të mbyllura u shoqëruan me debate sa i takon ndarjes së punës në dy faza. Krahas ndasive, ekpertëve iu la një javë kohë për propozime konkrete sa i takon zbatimit të rekomandimeve të ODIHR-it, për të cilat mazhoranca ka edhe një afat kohor.
Komisioni nuk diskutoi paketën e opozitës jashtëparlametare.
Dy bashkëkryetarët ishin në një mendje sa i takon ftesës për opozitën jashtëparlametare sa herë të ketë mbledhje komisioni.
Top Channel