Po zbulohet gjithmonë e më shumë identikiti i trajnerit të ri të Mancester Junaitid, një emër pa shumë përvojë por me dëshirën për të shkëlqyer në terrene ku as nuk e kishte menduar më parë. “Djajtë e Kuq” po vuajnë një sezon katastrofik në futbollin anglez dhe basti i vendosur për Ole Gunar Solskjaer duket se nuk po paguan besimin e drejtuesve.

Kështu që vëmendja është spostuar në mënyrë serioze te Julian Nagelsman, tekniku ambicioz i Lajpcigut që ka impresionuar në vitet e fundit.

Manchester United ka monitoruar situatën rreth trajnerit 32 vjeçar që do të angazhohet në Old Treford nëse edhe këtë muaj, rezultate nuk do ti korrespondojnë investimeve për kualifikimin në Champions.

Julian Nagelsman ka fituar paralele me punën e Zhoze Murinjos, që kur në moshën 28 vjeç u bë trajneri më i ri që drejton në Bundesliga.

Nagelsman e ndërtoi reputacionin e tij të mirë te Hofenhajmi ndërsa më pas shkëlqeu dhe me Lajpcigun. Sezonin e kaluar ai luajti në grupet e Champions.

Aktualisht formacioni i teknikut ambicioz është vetëm 2 pikë pas kreut por Nagelsman nuk do ta mendonte dy herë nëse thirrja në mes të sezonit nga “Teatri i Ëndrrave”, do të bënte realite një prej ëndrrave të tij më të mëdha në futboll.

Top Channel