Nuk pati pezullim të ndeshjes mes Brooklyn Nets dhe Los Angeles Lakers në Shanghai.

Liga Amerikane e basketbollit, konfirmoi evenimentin nëpërmjet një postimi në profilin e saj në rrjetet sociale kineze, por edhe në një komunikimi me agjencinë e lajmeve AFP.

Ditët e fundit kanë shpërthyer polemika të forta mes autoriteteve kineze dhe drejtuesve të Ligës më të mirë të basketbollit në botë, NBA për shkak të një postimi në Twitter të menaxherit të Përgjithshëm të Houston Rockets Daryl Morey i cili u shpreh në favor të protestave të Hong Kongut, diçka që solli edhe reagimin e menjëhershëm nga autoritetet në Kinë, ndërkohë që u vendos mostransmetimi i ndeshjeve miqësore të skuadrave amerikane.

Një prej ndeshjeve që ishte në programin e NBA në këtë pragsezoni ishte edhe jo mes Los Angeles Lakers dhe Brooklyn Nets dhe duke parë situatën e krijuar, ligjvënës amerikanë, nëpërmjet një letre të hapur i kërkuan NBA, pezullimin e të gjitha aktiviteteve në Kinë deri sa kompanitë dhe televizionet kineze të ndërpresin bojkotin e tyre ndaj NBA.

Por në fund NBA vendosi që kjo ndeshje të zhvillohej, por pa përmendur nëse e njëjta gjë do të ndodhe edhe me sfidën tjetër të këtyre ekipeve e programuar që të luhet ditën e shtunë.

Top Channel