Do trajnohen dhe punësohen në Bankë, përzgjidhen 20 studentë të UMSH

03/10/2019 22:10

Universiteti Mesdhetar përzgjodhi studentët që do të bëhen pjesë e programit të trajnimit dhe punësimit pranë Bankës Raiffeisen.

Janë 20 studentë të cilët ndjekin programet Master dhe Bachelor pranë fakultetit të Shkencave Ekonomike, të cilët do të jenë pjesë e këtij programi  si: “Officer i Shitjeve Direkte”

Kjo është një tjetër mundësi që UMSH u jep studentëve të tij për t’i afruar pranë tregut të punës, si dhe kujdeset deri në punësimin e tyre. Në sajë të marrëveshjeve të bashkëpunimit që UMSH ka me dhjetra institucione publike dhe private, studentët kryejnë praktika profesionale që i përgatisin për tregun e punës. Kjo është një nga pikat më të forta të filozofisë me të cilën UMSH edukon studentet e tij. Në përfundim të studimeve në degën që kanë zgjedhur, ata kanë kryer gjithashtu disa trajnime dhe intershipe dhe mund të rekrutohen për t’u punësuar në kompani të ndryshme apo administratë.

Top Channel