Louis Vuitton prezantoi koleksionin e tij SS20 në Paris, duke mbyllur sezonin e javës së modës atje.

Shumë personalitete dhe emra të njohur të botës së artit e modës, mes të cilëve Justin Timberlake dhe Jessica Biel, këngëtarët koreanë të popit të grupit Itzy por edhe Chloe Grace Moretz dhe Jennifer Connelly, morën pjesë në prezantimin e koleksionit që mbante firmën e Nicolas Ghesquiere.

Kjo ishte sfilata e fundit e sezonit pranverë 2020, dhe kulmi i një udhëtimi katër javor përmes kryeqendrave botërore të modës, por edhe kalimi tek një dekadë e re. Dhe stilisti i Louis Vuitton, gjithnjë, i ka patur sytë nga e ardhmja duke qëndruar në të njëjtën kohë i lidhur me të shkuarën.

Dhe në fakt, sezonin e shkuar, ai kish zgjedhur ta dërgonte audiencën në sfilatën e tij, në erën e para internetit, në vitet 1980. Ndërsa këtë sezon, ai thotë se e ka vendosur makinën e tij të kohës, në erën e Belle Epoque, në Paris.

Top Channel