Pesëmbëdhjetë persona janë arrestuar sepse trafikonin njerëz në Mbretërinë e Bashkuar në kamiona.

Policia tha të Premten se gjatë një operacioni kishte gjetur 37 shtetas shqiptarë në një hotel në gent të Belgjikës që prisnin të kalonin Në Angli

Drejtuesi i bandës së dyshuar për trafikimin e qënieve njerëzore është një 29-vjeçar shqiptar,i cili u arrestua në të njëjtin qytet të hënën, duke e rritur numrin e arrestimeve.

Nga të arrestuarit, 12 ishin në Belgjikë, dy në Angli dhe një në Gjermani.

Të dyshuarit e arrestuar jashtë Belgjikës do të ekstradohen nën një Urdhëresë Evropiane të Arrestimit për t’u përballur me akuzat e trafikimit të qënieve njerëzore.

Policia Federale Belge, e cila drejtoi hetimin, u koordinua me Agjencinë Kombëtare të Krimit në Mbretërinë e Bashkuar.

Ata thanë se shtetasit shqiptarë, Admir Canaj, 38 vjeç dhe Astrit Ramoshi, 37 vjeç, u arrestuan në Londër të Martën dhe akuzohen se drejtonin kontrabandën në Mbretërinë e Bashkuar.

Emrat dhe kombësitë e të arrestuarve në Belgjikë dhe Gjermani nuk janë lëshuar ende.

Mërgimtarët, kryesisht shqiptarë, do të paguanin deri në 15,000 euro (13.300 paund) për grupin, i cili përdorte hotelin në Gent si një zonë mbajtëse, dhe personat që do të trafikoheshin do të fshiheshin në kamionë me ndarje speciale dhe me bashkëpunimin e shoferëve.

Top Channel