Një shtetas shqiptar me banim në Kanada ngre një shqetësim që sipas tij e kanë shumë emigrantë që jetojnë përtej oqeanit, nxjerrjen e pasaportës së re.

“Si ka mundësi, pyet qytetari, që ne si shtet të mos ofrojmë shërbimin e dërgimit të pasaportës në vendin ku jetojnë dhe punojnë, nëpërmjet ambasadave shqiptare.

Por duhet të kthehemi në Shqipëri, të humbasim punën, të lëmë fëmijët pa shkollë, dhe çfarë është më kryesorja, të humbasim dhe 5 000 $ për vajtje-ardhje dhe ditët e punës të humbura.”

Ju lutem po mundët në emër të të gjithë shqiptarëve që jetojnë këtu të bëni përpjekje që të shikohet ky problem. Jemi i vetmi shtet që nuk ka ambasadë këtu në Kanada thotë qytetari në ankesën e tij.

“Kjo shtëpi që ka marë me qira shteti ynë këtu, nuk di as të shpjegojë gjërat më minimale, dhe na thonë do të japim numër telefoni në Shqiperi dhe ju sqarojnë ata”.

Top Channel