Stili dhe teknika e fotografit Korçar me famë botërore, Gjon Mili dhe muzika jazz harmonizuar me arkitekturën e veçantë të Pazarit të Vjetër të Korçës kanë sjellë një prej mbrëmjeve më të bukura artistike.

Korça Bazaar Festival , i organizuar për herë të parë ka gjallëruar vjeshtën në Korçë duke sjellë gjallëri edhe për turistët dhe vizitorët të cilët zgjedhin Korçën për të pushuar ndërsa për artistët pjesëmarrës figura e Gjon Milit dhe jazzi kanë krijuar një magji në skenën e pazarit.

Për kryebashkiakun e Korçës aktivitete të tilla mbeten të rëndësishme për Korçën dhe profilin turistik të saj.

“2 B Fest” në mbrëmjen e dytë do të sjellë muzikë rock me performancën e bandave dhe artistëve nga Shqipëria, Kosova e Maqedonia.

Top Channel