Nëse parashikimet më optimiste të drejtuesve të Barcelonës në futbollin spanjoll do të realizohen, skuadra katalanase do të fuqizojë ndjeshëm financat këtë vit.

Por praktikisht me ëndrrat që nuk paguajnë dot faturat, ekipi kampion në fuqi i La Ligës do të duhet të mendojë seriozisht për bilancin, dhe borxhet e akumuluara që kanë kapur një nivel kritik.

Faturimi total ka arritur në 1 miliard Euro ndërsa debiti sipas financave ka shkuar në 217 milionë Euro. kjo është një shifër e përballueshme për një skuadër si Barcelona, por që imponon shitje të shpejta të lojtarëve duke nisur nga merkatoja e ardhshme e futbollit europian.

Barcelona kishte parashikuar 131 milionë fitime nga merkato e sezonit të kaluar që madje u kaluan, ndërsa në sezonin aktual, shifra u bë optimale me huazimin e Kutinjos, dhe largimet e Malkolm e Kukurela.

Por formacioni katalanas duhet të arkëtojë të paktën 150 milionë të tjera në Janar, të ulë pagesat e bashkë me to numërin e lojtarëve. Kuota kompleksive e pagave të futbollistëve është 642 milionë Euro, dhe kjo është shumë edhe për një skuadër si Barcelona.

Top Channel