Dënimi i ish ministrit të brendshëm Saimir Tahiri, pati një mediatizim të gjerë si brenda dhe jashtë vendit tonë.

Seanca maratonë bëri që shumica e qytetarëve ta ndiqnin dhe të përfshiheshin në komente nga më të ndryshmet për vendimin e Gjykatës.

“Ishte një show politik”, shprehet një zotëri.

“Dënim me shërbim prove duhej të ishte dhënë që nga Lazarati e këtej”, thotë një tjetër.

“Kryeministri e mbrojti vartësin e tij siç duhet. Duhej dënuar më parë kryeministri, që ka monopolizuar gjithçka dhe pastaj të tjerët. Një njeri të thjeshtë do ta kishin dënuar pa ju dridhur dora me 12 vjet burg e do ta kishin mbyllur brenda me kohë. Gjykata duhet t’i kërkojë falje Tahirit”, thotë një zotëri.

“Të dënohet Tahiri dhe të shëtisin të lirë Basha dhe Saliu që kanë vrarë njerëz, kjo nuk shkon. Unë kam bërë fushatë për të dhe është një djalë që kam respekt”, pohon një grua.

“Por ai ishte një puç që ju bë, lërini të rinjtë të ecin përpara, hiqini të vjetrit nga skena politike. Koha është gjykatësi më i mirë thekson. Ajo do ta tregojë, “një zonjë.

Top Channel