Një trupë aktorësh me sindromën Down, në Poloni, po con luftën për të drejtat e personave me aftësi të kufizuara në skenë, në një shfaqje të re që thumbon politikanët dhe i akuzon se po neglizhojnë mirëqenien e kësaj kategorie qytetarësh.

E titulluar “Revolucioni që nuk u jetësua kurrë”, pjesa risjell historinë e një grupi polakësh të rinj, me aftësi të kufizuara, që nisën një protestë të paprecedentë para parlamentit polka, vitin e shkuar.

Ata fjetën në dyshemenë e një korridori, për 40 netë, në përpjekje për të bindur partinë e djathtë ligj dhe drejtësi, të rrisnin pagesat e tyre të paaftësisë dhe përfitimet për kujdestarët e tyre. E njohur për shpenzimet bujare për sa i takon pagesave për fëmijët dhe pensionet, qeveria ka tentuar të përmirësojë të ardhurat e polakëve me paaftësi para zgjedhjeve të përgjithshme të tetorit. Kjo kategori personash në vend, përfshin 272 mijë vetë.

Sindroma Down është forma më e përhapur gjenetike e paaftësisë intelektuale dhe prek rreth një në 1 mijë persona në botë sipas OBSH.

Pasi nxori në pah vuajtjet e përditshme të personave me aftësi të kufizuara, si asnjëherë më parë, protesta pati pasoja të dukshme në ndërgjegjësimin public, për fondet shtesë publike që nevojiteshin për të garantuar mirëqenien e tyre.

“Theatre 21” I krijuar në 2005 nga regjisorja Justina Sobzcyk, për njerëzit me sindromën Down dhe autizëm, tani ka zgjedhur ta sjellë këtë protest në skenë.
Pjesa është shkruar nga vetë aktorët dhe thumbon hidhur politikanët nga i gjithë spektri politik. Ajo vë në shënjestër edhe administratat e mëparshme, të majtistëve dhe centristëve, duke insistuar se edhe ata kanë dështuar ta trajtojnë sic duhet çështjen e polakëve me aftësi të kufizuara.

Top Channel