8 shtetas kanë rënë në pranga në Fushë-Krujë, ndërkohë që 3 të tjerë janë shpallur në kërkim si dhe është proceduar kryeplaku i fshatit Gramëz.

Përmes dy operacioneve, saktësisht të koduar “Arrameras 3” dhe “Gramëz 2” është bërë e mundur sekuestrimi në total i 350 bimëve Cannabis Sativa, 9 kg boçe Cannabis Sativa  si dhe municion luftarak.

Kështu, kanë rënë në pranga E. S., 32 vjeç, banues në Arramerras, Fushë – Krujë; Y. S., 27 vjeç, banues në Arrameras, Fushë – Krujë; A. C., 26 vjeç, banues në Gramëz, Fushë – Krujë; R. C., 34 vjeç, banues në Gramëz, Fushë – Krujë; Gj. C., 46 vjeç, banues në Gramëz, Fushë – Krujë; G. S., 32 vjeç, banues në Gramëz, Fushë – Krujë; Gj. S., 32 vjeç, banues në Gramëz, Fushë – Krujë; L. S., 50 vjeç, banues në Gramëz, Fushë – Krujë.

Ndërkohë janë shpallur në kërkim A. S., 50 vjeç , Sh. S., 40 vjeç dhe K. S., 46 vjeç,.

Ndërkohë, është proceduar në gjendje të lire, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës” shtetasi Gj. L.,  53 vjeç, banues në Gramëz, Fushë – Krujë, kryeplaku i fshatit Gramëz.

Top Channel