Trupi gjykues ka marrë vendimin për Saimir Tahirin, ish-ministër i Brendshëm. Gjykatësit e Krimeve të Rënda kanë dalë nga dhoma e këshillimit, ku qëndronin prej orësh, dhe janë drejtuar për në sallën ku ndodhet Tahiri dhe prokurorët. Pritet nga momenti në moment shpallja e vendimit për ish-ministrin.

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka kërkuar 12 vite burg për ish-ministrin, por me gjykim të shkurtuar kërkesa përfundimtare shkon në 8 vite. Prokuroria e akuzon Tahirin për tre vepra penale: “trafikim i narkotikëve” në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, “kryerja e veprave penale nga organizata kriminale”, “grup i strukturuar kriminal”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA