Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi gjendet në SHBA, ku u prit nga presidenti i Shteteve të Bashkuar të Amerikës, Donald Trump.

Po kështu, Thaçi pritet të ketë të tjera takime zyrtare në Ioëa dhe New York. Kështu, në Des Moines, kryeqytetin e Iowa-s, me të cilin është binjakëzuar Kosova, presidenti Thaçi do të vizitojë pjesëtarët e FSK-së që janë duke ndjekur trajnime në Gardën Kombëtare të shtetit të Iowa-s.

Gjithashtu, Thaçi do të takojë studentet kosovare që kanë shkuar të ndjekin studimet postdiplomike në kuadër të programit “Gratë në energji” të “MFK”. Listës së takimeve i bashkohet ndjekja e punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara si dhe darka e shtruar nga Përfaqësuesja e Lartë e BE-së, Federica Mogherini, për liderët e Ballkanit Perëndimor.

Top Channel