Juventusi është në “pole position” për të siguruar shërbimet e Nemanja Matic.

Klubi bardhezi qëndron i pari në garën për të firmosur me mesfushorin serb të Manchester United.

31-vjeçari është në skandencë kontrate me “Djajtë e Kuq” dhe është jashtë planeve të trajnerit Ole Gunnar Solskjaer, i cili nuk e aktivizon.

Matic, duke iu referuar atyre çfarë shkruajnë mediat angleze, mund të transferohet te Juventusi verën e ardhshme me parametër zero.

Top Channel