Top Story/ Paligjshmëria me pasaportat diplomatike, nuk janë dorëzuar nga ish-deputetët e Berishës

17/09/2019 22:07

Por këtu vijmë në një problem tjetër. Siç e treguam edhe në ligjet më lartë, e drejta për pasaportë diplomatike u njihet edhe familjarëve të deputetëve. Këtu përfshihen bashkëshortët dhe fëmijët nën 18 vjeç.

Por çfarë ka ndodhur realisht në Shqipëri? Pavarësisht se disa deputetë dhe bashkëshortët e tyre nuk e kanë më këtë status prej vitesh, ata kanë vazhduar të mbajnë pasaporta diplomatike. Kjo është një shkelje e hapur e ligjit. Një shkelje në fakt që është lejuar nga deri më tani nga vetë Ministria e Jashtme për të favorizuar ish – njerëz të politikës dhe familjarët e tyre.

“Ky nuk është vetëm një faj i individëve që marrin pasaporta. Është faj i strukturavë të ministrisë për mungesën e kontrollit”, akuzon Ralf Gjoni, deputet.

Top story ka siguruar listën e gjatë me emra të cilët I mbajnë këto pasaporta në shkelje të ligjit. Në këtë listë bëjnë pjesë ish deputetë dhe gratë e tyrë. Lista është shumë e gjatë por ne do të përmendim vetëm disa prej tyre.

I pari në listë është ish deputeti Ferdinant Xhaferraj që e ka lanë mandatin në vitin 2011 kur garonte për Bashkinë e Durrësit. Por ai dhe gruaja e tij Alketa, nuk e kanë dorëzuar pasaportën diplomatike deri sot, që kanë kaluar 8 vite.

Po kështu ish deputetët Ismail Hoxha, Dashnor Sula, Jemin Gjana, Ndricim Babasi, Aurel Bylykbashi, etj.

Ajo që vihet re ëshët fakti që disa mandatin e deputetit e kanë dorëzuar në vitin 2009. Disa të tjerë në vitin 2013. Ligji thotë që ata mund ta mbanin pasaportën diplomatike deri në 3 vjet pas mandatit. Por ata kanë vazhduar ta mbajnë deri në 10 vjet pas mandatit. Jo vetëm ish deputetët por edhe gratë e tyre.

=>Të gjitha lajmet nga Top Story

 

https://www.facebook.com/tch.topstory/videos/450874812305822/

Top Channel