Të gjithë e kemi të memorizuar ditën e parë të shkollës. Emocionet e klasës së parë janë të pakrahasueshme në të gjithë ciklin arsimor. Liana Kacaku vajza nga Elbasani rrugën e dijë do ta nisë në shkollën 9-vjeçare Sul Harri.

Liana Kacaku : “Mua do të marë malli për edukatoren, shokët dhe shoqet. Jam e mërzitur sepse më mungon deti, lodrat, dhe shokët e lagjjes”- tha Liana.

Cfarë do bëhesh kur të rritesh?- e pyet gazetarja.

“Do bëhem doktoreshë që të shëroj njerëz”- vijon më tej Liana.

Duket se më shumë emociane ka mamaja e Lianës.

Dorisa Kacaku: “Ne si prindër jemi shumë të lumtur që fëmija jonë do të nisë rrugën e gjatë drejt dijes. Kemi përgatitur çdo gjë sipas dëshirës së saj me personazhin e saj të preferuar. Kemi shumë emocione shpresojmë që nesër mos të qajmë”- u shpreh Dorisa Kaçaku, mamaja e Lianës.

Dhe kjo e dielë i dha fund pushimeve. Të hënën nis viti i ri shkollor dhe shumë fëmijë e kanë të vështirë që të ndahen nga lojrat.

Top Channel