Tirana vijon me paraqitjet e shkëlqyera në këtë sezon në Kategorinë Superiore.

Skuadra kryeqytetase në sfidën e javës së katërt mposhi një ekip si Skënderbeu me rezultatin 3-1 dhe tashmë duket se ka vendosur vërtet kandidaturën për titullin kampion.

Michael Ngo’o ishte ai që i dha avantazhin skuadrës së Tiranës duke u cuar në delir tifozët bardheblu të pranishëm në Selman Stërmasi. Por në pjesën e dytë Skënderbeu barazoi me Pollozhanin.

Dukej se sfida po i drejtohej barazimit kur në minutën e 85, Grent Halili riktheu Tiranën në avantazh duke cuar rezultatin në 2-1. Ndërkohë, pak caste më vonë, Hoxhallari fikson shifrat në 3-1 për Tiranën që shkon në 10 pikë, ndërsa Skënderbeu mbetet në 6 pikë.

Luftëtari shënon fitoren e parë në këtë sezon dhe këtë e bën pikërisht në sfidën ndaj Flamurtarit me rezultatin 2-1 duke e lënë ekipin vlonjat që të jetë ende pa pikë. Heroi për gjirokastritët u bë Realdo Fili, autori i të dy golave për skuadrën e tij, ndërkohë që mes tyre qëndron goli i barazimit të përkohshëm i Flamurtarit, i shënuar nga Xhevahir Sukaj.

Nuk pati fitues në ndeshjen e zhvilluar në Niko Dovana të Durrësit mes Teutës dhe Vllaznisë e mbyllur me barazimin 0-0.

Skuadra durrsake nuk mundi të shfrytëzojë siç duhet superioritertin numerik që kishtë për 40 minuta pas daljes me karton të kuq të Ramadanit, dhe doli nga fusha e lojës me vetëm 1 pikë, ashtu sikurse edhe Vllaznia.

Java e katërt e Kategorisë Superiore do të mbyllet me Laçi-Partizani dhe Bylis-Kukësi, sfida këto që ashtu sikurse edhe ato të së shtunës, do të transmetohen në platformën Digitalb.

Top Channel