Çelet në Fier edicioni i 8-të i kolonisë së artistëve.

Në ekspozitën “Apolo Art Colony” janë prezantuar më shumë se 20 punime në pikturë. 25 artistët pjesëmarrës, nga 11 shtete të ndryshme, prezantuan përpara artdashësve fierakë, pikturat e realizuara gjatë qendrimit prej disa ditësh në bregdetin e Darëzezës.

Pas përfundimit të ekspozitës, veprat e paraqitura do t’i mbeten fondit të artë të Galerisë së Arteve. Kjo është veprimtaria e parë e kolonisë së artistëve pas pushimeve verore.

 

Top Channel