Gjykata e Apelit në Paris ka vendosur se nëse të ndalon zemra kur je duke bërë seks gjatë një udhëtimi pune, do të quhet “aksident në vend pune” dhe do të dëmshpërblehet si i tillë.

Punëdhënësi TSO, një kompani ndërtimi, thotë që nuk duhet të quhet e tillë, pasi personi nuk ishte në orar pune, dhe as në dhomën e hotelit që i kishte paguar kompania, por diku tjetër.

Kompania këmbëngul se i punësuari i tyre e kishte ndërprerë me vetëdije udhëtimin e punës i diktuar nga interesi personal, pa asnjë lidhje me punëdhënësin, pasi kishte kryer marrëdhënie me një të panjohur.

Megjithatë, gjykata e quajti aksident në vend pune, dhe argumentoi se “aksident pune, sipas ligjit francez, është diçka që ndodh gjatë punës”. Dhe i punësuari ishte në atë udhëtim për shkak të punëdhënësit.

Top Channel