Pavarsisht forcës së kundërshtarit duke parë edhe mungesat e shumta që kishte Franca, paraqitja e Shqipërisë në Stade De France ndaj gjelave ishte një nga më të dobtat që ka bërë ndonjëherë kombëtarja kuqezi. Nga një ndeshje ku goditja e parë në portë erdhi vetëm në minutën e 90-të nga pika e bardhë e penalltisë dhe mbrojtja futi ujë nga të tëra anët nuk mund të shpëtonte askush.

Revsita franceze “France Football” është ndalur te skuadra shqiptare dhe ka bërë vlerësimin për lojtarët shqiptarë. Padyshim që notat e tyre ishin shumë të dobëta dhe i vetmi që e kalon “klasën” është Keidi Bare që mori notën 5. Ndërkaq prestigjozja franceze ka zgjedhur Hysajn bashkë Strakoshën, Roshin e Balajn si lojtarët më të dobët, duke u vendosur notën 3.

“Në një mbrojtje shqiptare të rrethuar në çdo cep, ai ishte personi që vuajti më shumë dhe me diferencë të thellë. Shumë pak i frymëzuar në vendosjen e tij, në vështirësi të mëdha në duele. Dukej i ngathët për të përballuar kundërshtarët e shpejtë. Logjikisht ai fuste ujë nga të gjitha anët. Qoftë kundër Komanit që e la në vend me një driblim apo dhe pas pushimit me Grizmanin. Një ndeshje që do të mbetet disa javë në kokën e tij”, shkruan francezja “France Football”.

Top Channel