3 muaj pas disfatës së sikletshme në Turqi, kampionët e botës në futboll do të kërkojnë të rivendosin fushatën kualifikuese në shina, me dy ndeshje të lehta në letër në Shtator.

Këtë të shtunë në Stad Dë Frons luan Shqipëria, një rival të cilin trajneri Didie Deshamp e quan pretendent për kualifikimin.

“Është një seleksion që ka ndryshuar me trajnerin Reja. Ka ndryshuar sistemi, me 3 mbrojtës në qendër që nga qershori. Nuk dua të kujtoj të veçanta por mund të flas për Mavrajn që është lideri i mbrojtjes. Shqipëria është koherente dhe e disiplinuar. Historia na tregon që asnjëherë nuk kemi patur ndeshje të lehta me Shqipërinë”- tha Deschamps.

Mungesat janë diçka që shqetësojnë trajnerin e Francës, por nuk përdoren për justifikim.

“Ka shumë mungesa por do të sigurohem të jemi konkurrues pasi kemi 6 ndeshje të mbetura. Shqipëria është gjithashtu pretendente për kualifikim. Nëse do isha në vendin e tyre, do besoja fort”- përfundoi trajneri i Francës.

Kingsley Coman, Thomas Lemar dhe Corentin Tolisso pritet të jenë të tre titullarë ndaj Shqipërisë mbrëmjen e së shtunës në Paris.

Top Channel