Me 10 vota pro Këshilli Lartë i Prokurorisë ka miratuar buxhetin e vitit 2020. Ky është viti kur këshilli do të bëjë edhe investimet më të mëdha për këtë arsye i nevojiten 230.7 milionë lekë.

Vetëm për pagat dhe sigurimet shoqërore të stafit do të përdoren 120 milionë lekë.

30 milionë janë shpenzime operative dhe 80 milionë lekë janë për investime.

Për vitet 2021 KLP kërkon më pak para, rreth 165 milionë lekë dhe ne 2022 160 milionë lekë.

Në këto tre vite pagat e punonjësve të këtij institucioni nuk do të rriten.

  KLP nis punimet/ Ibrahimi: Ngritja e SPAK dhe zgjedhja e Prokurorit të Përgjthshëm, sfidat kryesore

Top Channel