KLP ka nisur mbledhjen dhe në rend dite do të jenë shqyrtimi i projekt–vendimit për miratimin e rishikimit tё projekt-buxhetit afat-mesёm 2020-2022( faza teknike) tё Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

Këshilli ka patur në dispozicion relacionin dhe projekt-vendimin pёr miratimin e projekt-buxhetit afat-mesёm 2020-2022 tё Këshillit të Lartë të Prokurorisë, hartuar nga Komisioni i Planifikimit Strategjik, i Administrimit dhe Buxhetit dhe pasqyrat financiare shpjeguese.

Ndërkohë kreu i saj Gent Ibrahimi është shprehur se i presin dy sfida kryesore: Ngritja e SPAK dhe zgjedhja e Prokurorit të Përgjithshëm.

“Do të vazhdojmë një proces transparent dhe efiçent për vlerësimin e magjistrateve me profil prokuror’, tha Ibrahimi më tej.

Top Channel