Në Levan , të qytetit të Fierit mbrëmjen e djeshme ndodhi një konflikt që çoi në përdorimin e armëve dhe u plagosën 5 persona. Në këtë zonë, ditën e sot nuk ka pasur efektivë apo forca policie që të kenë marrë në ruajtje zonën.

Çdo gjë ka vijuar normalisht dhe në lokal ka pasur klientë ashtu siç do ditë. Pronari i këtij lokali nuk pranoi të pronocohej për mediat, po ashtu ai nuk pranoi që grupi ynë i xhirmit të bentë filmime pranë biznesit të tij.

Shtëpitë e palëve të konflikutara në ngjarje ndodhen larg njëra tjetrës, dhe lokali ka qenë pika e takimit mes tyre. Top Channel pyeti banorët e zonës nëse ishin në dijeni se çfarë kishte ndodhur dhe se cila ishte arsyeja, por ata jashtë kamerës u shprehën se nuk ishin në dijeni se për çfarë kishte nodhur.

Por dy prej tyre thanë se konflikti kishte ndodhur për shkaqe banale, në këtë lokal. Gjithashtu grupi ynë i xhirimit shkoi edhe në shtëpine e të plagosurit Aleksandër Zhapa, por aty nuk u përgjigj askush.

Ajo çfarë ne kemi mësuar është se palët e konflikuara kanë pasur edhe një konflikt të mëparshëm, por mbetet e paqartë nëse konflikti i mbrëmjes së djeshme, ka pasur lidhje me konfliktin që ata kanë pasur më herët.

Disa orë pas ngjarjes të pesë të plagosurit vazhdojnë të qendrojnë në spitalin e Fierit dhe ndodhen jashtë rrëzikut për jetën. Megjithatë ka forca të shtuara të policisë që kanë marrë në ruajtje, të plagosurit dhe kontakti me ta është pothuajse i pamundur, megjithëse disa prej tyre duan që të prononcohen për mediat. Ndërkohë situata ditën e dielë është paraqitur e qetë dhe gjithçka në spitalin e Fierit po vijon normalisht.

Në Spitalin e Fierit ndodhet Aleksandër Zhapaj, që u plagos me armë në mjediset e urgjencës dhe dy djemtë e tij, Aldi dhe Gentjan dhe në reanimacion Klajdi Lamaj dhe Erlind Muçaj.

Ndërkohë në orët e para të mëngjesit të së dielës, në repartin e urgjencës janë paraqitur dy persona për të marrë mjekim, njëri prej të cilëve i plagosur me çifte. Daniel Braçe pasi ka marrë mjekimin e nevojshëm është shoqëruar nga uniformat blu në ambientet e paraburgimit. Ndërkohë edhe i ati Eqerem Brançe ka marrë ndihmë mjekësore pasi ishte me tension dhe takikardi.

Top Channel