Dështimi i koalicioni parazgjedhor, Isa Mustafa tregon synimet që ka me ‘Vetëvendosjen’ pas 6 tetorit

31/08/2019 11:04

Lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa është i kënaqur që partitë kryesore do të hyjnë të vetme në zgjedhjet e parakohshme të 6 tetorit. Sipas Mustafës, zgjedhjet e vërteta janë ato të cilat vendosen nga qytetarët dhe jo nga koalicionet.

“Nga sot fillon gara e vërtetë. Kush nga partitë, LDK, VV, PDK dhe kush nga koalicionet, Nisma-AKR- PD apo AAK-PSD, sikurse edhe koalicionet e komuniteteve joshumicë do të kenë përkrahje më të madhe qytetare. Nga Kuvendi i LDK-së, më 3 gusht, u kamë bërë ftesë publike partive më të mëdha që të matemi veç e veç në zgjedhje. Zgjedhje të vërteta janë vetëm ato, për fatin e të cilave vendosin qytetarët dhe jo koalicionet parazgjedhore”, shprehet kreu i LDK-së.

Ndonëse dështuan negociatat për një koalicion parazgjedhor me Lëvizjen Vetëvendosje, Mustafa thotë do të punojë që ky koalicion të krijohet pas zgjedhjeve.

“Bashkërenditja e opozitarizmit me VV dhe bisedat për të qeverisur bashk, na kanë ofruar për shumë interese të vendit. Prandaj, me përkushtim do të vazhdoj të punojë të rrumbullakësojmë koalicionin paszgjedhor, në kushte të respektimit reciprok”, thotë Isa Mustafa.

Në fund, Mustafa flet edhe për synimet e LDK-së si forcë qeverisëse: “LDK me tërë potencialin e saj do të punojë për ç‘kapjen e shtetit dhe dekriminalizimin e tij, ta zhvillojë ekonominë e të hap vende pune; të rikthejë partneritetin me BE dhe SHBA. Koalicioni ynë i parë është me qytetarin! E keni LDK-në! Kandidaten e LDK-së për Kryeministre dhe ekipin që s’e ka askush. Së bashku me ju që e doni shtetin tonë, sot shfletojmë faqen e Re!”

Top Channel