Për pak sa nuk ndodhi tragjedia në turneun e tenisit qe po mbahet në Atalanta të Shteteve të Bashkuara.

Gjatë zhvillimit të xhiros të tretë të eventit, një rrufe goditi një pemë që ishte pranë fushës së golfit ku ndodheshin shume garues por edhe kureshtarë.

Goditja e rrufesë në pemë shkaktoi plagosjen e 6 shikuesve të evenimentit që ndodheshin në atë pjesë të fushës së golfit në atë moment. Për fat te mirë asnjë prej personave të përfshirë në këtë incident nuk është në rrezik për jetën dhe gjendja e tyre po monitorohet në spital.

Top Channel