Ka nisur me një fluks të konsiderueshëm votimi për golin më të bukur të sezonit, me 10 pretendentë të stiluar nga FIFA për cmimin Ferenc Pushkash. Qeveria e futbollit botëror i ka dhënë mundësinë tifozëve në mbarë globin që të votojnë deri më 1 Shtator përmes kanaleve zyrtare, për të zgjedhur rrjetën që u ka bërë më tepër përshtypje, dhe duke nisur nga finalizimet, përzgjedhja është e vështirë.

Zllatan Ibrahimovic është një personazh i zakonshëm në listën për golin më të bukur, pasi guximi i suedezit për të shënuar aty ku cilësohet e pamundur vlerësohet me aksione spektakolare.

Bomberi i Los Anxheles Galaksi është në listë për rrjetën ndaj Torontos në shtatorin e kaluar, por jo vetëm kaq.

Lionel mesi kandidohet gjithashtu për çmimin Pushkash ndërsa në listën e përzgjedhur nga FIFA, për të cilat ka nisur votimi, janë edhe 3 futbolliste femra, me finalizime fantastike.

Top Channel