Sfida e Duros te Kukësi, skuadra mbylli fazën përgatitore, shumë lojtarë kanë ikur

16/08/2019 12:33

Skuadra e Kukësit ka përfunduar fazën përgatitore në Mavrov nën drejtimin e trajnerit të ri Shpëtim Duro, por edhe pse nga larg, verilindorët kanë bërë jo pak zhurmë në merkato, këtë herë me largimin e thuajse të gjithë repartit të mbrojtjes nga Shameti, Cuculi, Rumbullaku apo edhe portieri Frashëri. Ndryshime këto që kanë krijuar jo pak probleme e boshllëqe.

Në videon bashkëngjitur lajmit mund të ndiqni intervistën për Top Channel të trajnerit Shpëtim Duro, i cili ndër të tjera tregon masat që po merren te Kukësi.

Top Channel