Dy gardistë shqiptarë janë ndaluar në Kosovë, pasi u janë sekuestruar armët.

Të dyshuarit janë dërguar në procedurë të shpejtë para prokurorit përgjegjës për rastin, por pas intervistimit janë liruar pasi rasti do të trajtohet në procedurë të rregullt gjyqësore.

Njoftimi

Rr. Marie Shllaku, Gjilan 09.08.2019-01:45. Raportohet se nga dy të dyshuar meshkuj shtetas të Shqipërisë zyrtar policor të gardës së Republikës së Shqipërisë janë konfiskuar dy pistoleta me nga 17 copë fishek për të cila armë ata posedonin leje për territorin e Shqipërisë. Të dyshuarit janë dërguar në procedurë të shpejtë para prokurorit përgjegjës për rastin, pas intervistimit janë liruar pasi rasti do të trajtohet në procedurë të rregullt gjyqësore.

Top Channel