“Greqia nuk është në kufi me Zelandën e Re është me Shqipërinë. E ju e dini se pak muaj më parë ndodhi një tërmet jo i përmasave që është paralajmëruar sipas mediave nga drejtori i këtij institucioni të rëndësishëm sizmiologjik në Greqi dhe e dini shumë mirë se sa e vështirë ishte për të menaxhuar ato pasoja”, ky deklarim i një dite më pari presidentit Ilir Meta dhe letra drejtuar atutoriteteve të që qeverisë me shqetësimin e rrezikut e pasojat e mundshme të një tërmet apokaliptik, në Shqipëri dhe Ballkanin perëndimor, ka marrë përgjigje nga ministria e mbrojtjes Olta Xhaçka.

“Pas konsultimeve me Institutin e Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit (IGJEUM), se aftësia për të parashikuar vitin, datën e orën kur do të godasë një tërmet, apo fuqinë me të cilën do të godasë shkon përtej mundësive të shkencës. Tërmetet për fat të keq janë të paparashikueshëm. Ky është një fakt që e konfirmojnë sizmiologët tanë dhe çdo sizmiolog kudo në botë. Për më tepër, e konfirmon edhe vetë sizmiologu i njohur Tselentis, fjalët e të cilit janë bërë shkas për shqetësimin tuaj”, ka qenë përgjigja e saj.

Shqipëria thekson ministria Olta Xhaxhka, është sot më e përgatitur për t’u përballur me emergjencat, sesa në çdo moment tjetër gjatë 30 vjetëve të fundit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA