Wake Up/ Konkursi i fotografisë më të bukur në Instagram ka nisur

23/07/2019 13:09

2019 Photobox Instagram Photography Aëards (PIPAs) ka hapur zyrtarisht garën, deri më 1 shtator kur do të shpallen më pas fotografët më të mirë të Instagramit sipas kategorive. Deri tani ku ka vetëm një javë që kanë nisur aplikimet kanë mbërritur mbi 30.000 fotografi.

Foto me hashtagun e konkursit janë nga më të ndryshmet; portrete nga fiset Maasai, peizashe dhe perëndime mahnitëse, qen, mace, e deri të vajzat modele në rrugët e Nju Jorkut apo kalimtarë të zakonshëm. Ky është viti i dytë që organizohet konkursi i Fotografisë më të mirë në Instagram.

Vitin e kaluar kur u mbajt edicioni i parë, ai u cilësua si një nga garat më emocionuese dhe më të mëdhatë të organizuara në rrjetet sociale.

Për të gjithë ata që duan të bëhen pjesë e garës (gara është e hapur për të gjithë) fotografitë do tëpranohen deri më datën 1 shtator. Fotografitë mund të dërgohen në 10 kategoritë e përcaktuara; kafshë, familje, modë, peizash, dron, sporte, portrete, udhëtime etj. Çmimi për fituesit është 5000 paund dhe do të jepet nga një juri “Influences” sipas çdo kategorie. Për të aplikuar në konkurs mjafton që të poshtë shënoni në fotografinë tuaj #THEPIPAS2019 – së bashku me kategorinë ku dëshironi të merrni pjesë p.sh. # thepipas2019 #sport.

Top Channel