Sezoni veror për një pjesë të njerëzve ofron mundësi të pafundme për të kaluar pushimet, ndërsa për një pjesë tjetër, kjo periudhë kalohët në punë, madje pa pushime fare, krahas orareve të zgjatura.

Bregdeti i jugut është stacioni i punëve për shumë të rinj e të reja që paralelisht me nisjen e sezonit turistik, ata ngarkohen me detyrat e përvitshme të kësaj përiudhe, që u ofrohen nga bizneset e ndryshme.

Xhemi është 25 vjeç dhe ndjek studimet e larta për Turizëm dhe Administrim Biznesi. Për të tretin vit radhazi, pas përfundimit të vitit shkollor, ai vjen dhe punon kamarier në Himarë.

Sabjela është një tjetër e re që këtë vit ka vendosur të punojë në bregdetin e jugut. 22 vjeçarja nga Pogradeci ka zgjedhur kuzhinën si profesion . Edhe për atë pushimet gjatë verës janë të pazakonta.

Egisi, pas përfundimit të vitit të dytë në Universitetin e Sporteve, erdhi këtë sezon në bregdetin e jugut për mirambatjen e shezlonëve. 20 vjeçari nga Durrësi, pranoi kushtet për të mos pasur pushime, krahas orareve të zgjatura.

Edhe ata që janë pjesë e guidave turistike dhe zhytjeve nën ujë nuk pushojnë në verë. Paola çdo vit stacionohet në Drimdhes, ku pret pushuesit për t’u bërë guidë.

Top Channel