Rrallë ka qytetarë të Elbasanit të cilët nuk njohin Arzie Sadikun. Prej 48 vitesh, që sa doli nga bankat e shkollës, ajo shërben si infermiere në kirurgjinë e Elbasanit. Sot, edhe pse pensioniste, Arzien e gjejmë në punë. Ajo nuk i është dorëzuar pensionit, ndërsa me përkushtim vijon t’i shërbejë pacientëve të saj.

48 vite janë një jetë e tërë, e kaluar brenda këtij spitali, duke u bashkuar me dhimbjen e çdo pacienti, por edhe duke marrë kënaqësi. Por cilat kanë qenë momentet më të vështira të Arzies në krye të detyrës?

Familja ka qenë mbështetja më e madhe për infermieren e nderuar, e cila njëkohësisht ishte zonjë shtëpie. Ndërsa së fundmi Arzia është nderuar edhe me titullin “Qytetare Nderi” e Elbasanit, një titull i merituar për një zonjë që gjithë jetën e saj u shërbeu njerëzve.

Top Channel