Në Argjentinë këmbëngulin se Daniele De Rossi nuk do të “varë këpucët në gozhdë”, pasi ka vendosur t’i bashkohet skuadrës së Boca Juniors.

Sipas mediave argjentinase, mesfushori 35-vjeçar është bindur nga ish shoku i tij i skuadrës te Roma, Nicolas Burdisso, që të pranojë ofertën e “Xeneizes”.

Burdisso mban rolin e drejtorit sportiv te Boca Juniors dhe duket se ka ndikuar që De Rossi të firmosë më skuadrën argjentinase një kontratë 8-mujore, të vlefshme deri më 1 mars, kur edhe mbaron kampionati në Argjentinë.

Ish mesfushori legjendar i Romës, Daniele De Rossi mbylli bashkëpunimin me verdhekuqtë në fund të sezonit, pasi drejtuesit e klubit nuk i ofruan rinovim kontrate.

Top Channel